Liderët e Luginës letër BE’së dhe Thaçit, duan të përfshihen në dialog

Përfaqësues të Luginës së Preshevës vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë – Serbi. Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës […]
Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës dhe Presidentit Hashim Thaçi.
“Duke qenë pjesë përbërëse e kontestit midis Kosovës dhe Serbisë, çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së saj. Prandaj, ne kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në fazën finale të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme”, shkruan në letrën e tyre.













