Levante kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Fitorja 3-0 ndaj Levantes, mund të jetë e pavlefshme për Barcelonën. Barcelona mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Mbretit për këtë edicion, edhe pse rezultatet në fushën e blertë e kanë kualifikuar në çerekfinale. Kundërshtari i “blaugranave” në fazën e 1/8 së finales Levante, i ka paraqitur gjyqtarit të vetëm të Komitetit të […]

Barcelona mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Mbretit për këtë edicion, edhe pse rezultatet në fushën e blertë e kanë kualifikuar në çerekfinale.

Kundërshtari i “blaugranave” në fazën e 1/8 së finales Levante, i ka paraqitur gjyqtarit të vetëm të Komitetit të Konkurrencës ankesën për të ndëshkuar Barcelonën, duke pretenduar se skuadra katalane ka aktivizuar një lojtar të suspenduar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar.

Juan Bandariz, i njohur nga të gjithë si Chumi, është aktivizuar nga trajneri Ernesto Valverde, pavarësisht se ishte suspenduar me ekipin e dytë të Barçës, pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar, në ndeshjen e luajtur kundër Castellon.

Drejtuesit e Levantes këmbëngulin se Barcelona dështoi në përmbushjen e pikave të Kodit Disiplinor të RFEF.

Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi dhe se a do të përjashtohet Barcelona nga Kupa e Mbretit për këtë edicion.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova