Ja çfarë moti do të mbretërojë javën e ardhshme

Ja çfarë moti do të mbretërojë javën e ardhshme

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, është deklaruar për motin që do të mbretërojë gjatë kësaj fundjave si dhe për javën e ardhshme. Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet […]

Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.

Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e  masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë. Për rrjedhojë moti do të jetë më reshje bore dhe me temperatura të ulëta gjatë kësaj jave të cilat do rriten nga fundi javës. Është një mot tipik dimëror. Temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius. Është mot tipik dimëror, ku është me reshje jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin”, ka thënë ai për Telegrafin.

Tahirsylaj po ashtu tregoi se kjo gjendje sinoptike është e paqëndrueshme, pasi të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet.

“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, u shpreh ai.

Eksperti i meteorologjisë, theksoi se këto reshje të borës e kanë efektin e vet pozitiv për kulturat bujqësore.

“Mbulesa e borës i mbron nga dëmtimi i ngricave dhe kanë efekt shumë pozitiv”, tha ndër të tjera, profesori universitar, Sylë Tahirsylaj.

Për dallimi nga Tahirsylaj, Mendim Rugova ka parashikuar mot të ftohtë në fillim të javës së ardhshme.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja