Ilda Bejleri e gjen fatin e vet dhe është për t’u befasuar (FOTO)

Ilda Bejleri e gjen fatin e vet dhe është për t’u befasuar (FOTO)

Pas pushimeve të vitit të kaluar në ishullin grek Mykonos, gazetarja e sportit Ilda Bejleri ka kaluar ndërrimin e viteve në Abu Dhabi, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ilda postoi disa foto në “Instagram” mes rërës dhe disa të tjera në një nga hotelet luksoze, ku në […]

Ilda postoi disa foto në “Instagram” mes rërës dhe disa të tjera në një nga hotelet luksoze, ku në sfond shfaqej një sheik. Nuk dihet nëse personi në sfond apo thashethemet, që qarkullojnë, të bëjë ndjekësit e saj të dyshojnë se në fakt ajo në ndodhej në Abu Dhabi për të festuar pranë personit të ri në jetën e saj, që mund të jetë një sheik i pasur.

Edhe pse deri më tani Ilda është komentuar disa herë për lidhje në jetën e saj, ajo vetë ka preferuar të mos flasë asnjëherë për jetën private, duke e lënë të pazbardhur statusin e saj. Para tre muajsh, jehona që bëri me fotot provokuese që postoi në rrjetet sociale, shkoi deri në Evropë ku mediet franceze nuk lanë pa i njohur ndjekësit e tyre me Ilda Bejlerin.

“Ju prezantojmë me Ilda Bejleri, një gazetare e sportit shumë e njohur në Shqipëri, dhe ne e kuptojmë pse”, ka shkruar në “Facebook” faqja “La Minute Football”, duke e shoqëruar këtë shkrim edhe me disa foto seksi të gazetares. Në një intervistë për “Who”, ajo foli rreth jetës private dhe ngacmimeve që merr në rrjetet sociale. “Jam e pëlqyer për faktin qe jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jetën e përditshme”.

“Po për të mbajtur suksesin nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë, besoj që gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurt për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur”, tha ajo.

Në lidhje me raportimet nga stadiumi me veshje shumë seksi, ajo sqaron: “Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi, sepse pothuajse gjithmonë kam pasur një xhaketë të veshur”.

“Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo?”

Për mesazhet private që i shkruajnë në “Instagram”, aty ku poston dhe fotot provokuese ajo tregon: “Është diçka shumë e bukur të kesh gjithë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në ‘Instagram’, në ‘Facebook’ më pak.

Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në ‘Instagram’ dhe pa pushim”.

Pyetjes se si ka mundësi që prej vitesh tashmë nuk i dihet konkretisht asnjë histori dashurie, ajo u shpreh: ”Edhe mua më duket e vështirë ta besoj!” Le të shohim nëse 2019 ka nisur me këmbë të mbarë për Ildën, sa u takon çështjeve të zemrës.



Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova