Historiani serb: Ushtria jonë për dy ditë do t’i shkelte shqiptarët e Kosovës

Historiani serb: Ushtria jonë për dy ditë do t’i shkelte shqiptarët e Kosovës

Jovan Deretiq, i cili në mediumin e Beogradit “srbija danas” përshkruhet si “historian kontravers”, në një bisedë për këtë portal, ka thënë shumë fjalë fyese kundër shqiptarëve dhe ka shtrembëruar faktet historike për origjinën dhe atdheun e tyre. Sipas tij, “sikur të mos falsifikohej historia, Serbia do të ishte tri herë më e madhe. Minimumi. […]

Sipas tij, “sikur të mos falsifikohej historia, Serbia do të ishte tri herë më e madhe. Minimumi. Dhe shqiptarët nuk do të kishin ç’të kërkonin në Kosovë. Ata në Kosovë mund të kenë vetëm atë që ne ua japim, sepse ata në Kosovë absolutisht nuk kanë asgjë të veten”.

Ai, duke folur për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë ka thënë se e vetmja zgjidhje është autonomia në kuadër të Serbisë ose lufta, transmeton Koha.

“Ushtria e Serbisë për dy ditë do t’i shkelte shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai.

“Është vetëm një zgjidhje për Kosovën. Do ta njohim Kosovën ashtu si është, krahinë autonome si pjesë përbërëse e Serbisë. Nëse shqiptarët nuk e pranojnë këtë, atëherë mbetet zgjidhja tjetër: Ajo është lufta. Nuk mund të zgjidhet ndryshe. Arma e fundit shqiptare që përdoret kundër Serbisë është Amerika, fuqia botërore, në të cilën ata mbështeten për ta rrëmbyer Kosovën si pjesë të Serbisë. Po dëgjoj të flitet mjaft për zgjidhje kompromisi ndërmjet shqiptarëve e serbëve për nyjën kosovare. Nuk janë të gashëm ata për asnjë pazar. Ata e planifikojnë Shqipërinë e madhe që do të shtrihej deri në Nish”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja