Haradinaj ende nuk ka përgjigje për vizën amerikane

Haradinaj ende nuk ka përgjigje për vizën amerikane

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka deklaruar se zyra e kryeministrit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në lidhje me kërkesën për pajisje me vizë nga ana e kryeministit Ramush Haradinaj. “E vetmja arsye e udhëtimit të kryeministrit në SHBA, do të ishte pjesëmarrja në organizimin e Lutjes […]

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka deklaruar se zyra e kryeministrit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në lidhje me kërkesën për pajisje me vizë nga ana e kryeministit Ramush Haradinaj.

“E vetmja arsye e udhëtimit të kryeministrit në SHBA, do të ishte pjesëmarrja në organizimin e Lutjes së Mëngjesit” ka deklaruar Gashi për rel.

Më parë, stacioni televiziv “Al Jazeera Balkans” pohoi se duke u bazuar në burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe se ai nuk do të mund të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin në fillim të shkurtit.

Mospjesmarrjen në këtë konferencë e ka konfirmuar për këtë stacion televiziv edhe njëri nga organizatorët.

Gjatë ditës së hënë mediat në Kosovë, raportuan se Këshilli për Siguri Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit iu kanë dërguar një dokument tetë pikësh institicuoneve të Kosovës ku kërkojnë heqjen e menjëhershme të tarifës ndaj mallrave serbe në të kundërtën institucionet kosovare do të përballen me sanksione amërikane.

Megjithatë, të hënën, kryeministri Haradinaj deklaroi se Prishtina do ta shfuqizojë tarifën vetëm nëse pranon garanci ndërkombëtare që marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj