Granit Xhaka shpallet sportisti me më ndikim në Zvicër, e rrëzon Federerin nga froni

Granit Xhaka shpallet sportisti me më ndikim në Zvicër, e rrëzon Federerin nga froni

Futbollisti kosovar Granit Xhaka është zgjidhur sportisti me më ndikim në Zvicër, duke lënë prapa presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe tenistin e famshëm Roger Federer. Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri […]

Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri dhe puna e tij në vitin 2018 kanë bërë që Xhaka njerëzit dhe futbolli zviceran të përshkruhet përmes tij, shkruan gazeta e përditshme zvicerane “  Aargauer Zeitung”, përcjell Gazeta Express.

E përditshmja zvicerane shkruan se ndeshja e dytë e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës verës në Rusi, e ka ndryshuar shumë historinë e sportit zviceran. Së pari, festimi i golit të barazimit nga Xhaka, i cili e bëri shqiponjën dykrerëshe – që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar – të cilën pas tij e bënë edhe bashkëlojtarët Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fitores, dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Por ishte Xhaka ai që e nxiti debatin e gjatë.

Sipas gazetës zvicerane, kuptimi i saktë i festimit me shqiponjë, qoftë politik apo shprehje gëzimi, nuk ka rëndësi. Fakti është se Xhaka ka shkaktuar tërmet në futbollin zviceran.

Po ashtu, gazeta e përmend edhe faktin sesi Xhaka ishte vendimtar në qëndrimin Vladimir Petkovic në stolin e ekipit kombëtar të Zvicrës. Pas Kupës së Botës shpërtheu debati për lojtarët me dyshtetësi në Zvicër. Sekretari i Përgjithshëm Alex Miescher i Federatës së Futbollit të Zvicrës, kishte ngritur pyetje nëse Zvicra duhej të mbështetej në lojtarë me origjinë të huaj. Përgjigja e Xhakës ndaj tij ishte: “Komentet e tij janë të kohës së gurit”.

Kjo bëri që Miescher të japë dorëheqje më vonë.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, shkruan gazeta zvicerane, Xhaka ka mundur lehtë ta nxisë shkarkimin e Petrovicit. Por, ai nuk e la në baltë trajnerin. Ai e bindi tërë ekipin të qëndrojë i bashkuar. Në vjeshtë, Zvicra e turpëroi Islandën 6-0, ndërsa Belgjikën 5-2. Dhe përsëri, Xhaka ishte figura kyçe.

Kjo tregon se Xhaka është bërë zë dominues në futbollin zviceran. Ai nuk e drejton Zvicrën thjesht vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Xhaka është vetëm 26 vjeç, por tashmë i ka bërë 72 paraqitje për Zvicrën. Duket e mundshme se kosovari do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën helvetike. Sic po ecin gjërat, Xhaka do të emerohet edhe kapiten i ekipit kombëtar, pasi Lichtsteiner është në përendim të karrierës.

Fuqia e Granit Xhakës në sportin zviceran është e padiskutueshme. Mbase, ai ia dha edhe një mësim botës. Që prej festimit me shqiponjë kundër Serbisë në Kupën e Botës – gjest për të cilin u gjobit me 10 mijë franga – tash zor se dikush do të dyshojë se sporti nuk asgjë të bëjë me politikën.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova