Ekskluzive: Ky lojtar kosovar shumë shpejtë pritet të transferohet në Zvicër

Ekskluzive: Ky lojtar kosovar shumë shpejtë pritet të transferohet në Zvicër

Ylli i Llapit, Festim Alidema është shumë afër transferimit në një klub të madh në Zvicër. Këtë e kanë konfirmuar si vetë lojtari ashtu edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina. në një intevistë dhënë për Kosova Press. 21 vjeçari së pari u shpreh i lumtur ekipin e tij të Llapig dhe  me përgatitjet e […]

Këtë e kanë konfirmuar si vetë lojtari ashtu edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina. në një intevistë dhënë për Kosova Press.

21 vjeçari së pari u shpreh i lumtur ekipin e tij të Llapig dhe  me përgatitjet e skuadrës, duke treguar më pas edhe cilësit e trajnerit të ri.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, jemi mobilizu mirë, pak bora na e ka bërë mos të mundemi të stërvitemi në stadiumin tonë, mirëpo edhe këtu nuk është keq. E kemi një trajner të ri, i cili ka ardhur me disa taktika të reja, besoj që do të kalojmë mire, u shpreh fillimisht Alidema.

Ndërkohë ai më pas foli edhe në lidhje me mundësit e transferimit të tij jashtë vendit, të cilët janë shumë të mëdha, duke pohuar se ai pritet që shumë shpejt  të transferohet në një klub në zvicër, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

“Pas sezonit që kam pasur të mirë me Llapin, e di që kanë arritur oferta edhe prej ekipeve jashtë Kosovës, domethënë në Evropë, mirëpo nëse vjen diçka konkrete cila do të jetë më e mira për mu, atëher unë do të ulem me kryesinë e Llapit dhe do ta shqyrtojmë. Nuk e di sigurtë, nuk mundem me thënë se muj me qenë pjesë e Llapit këtë stinor, mirëpo mundem edhe me qenë, kam kontratë me Llapin edhe 6 muaj”, përfundoi Alidema.

Drejtori sportivi Llapit, Tahir Batatina kohë më parë kishte bërë të ditur se shumë skuadra janë të interesuara për lojtarin e Llapin, mirëpo nuk kishte bërë me dije emrat e skuadrave.

Batatina u shpreh mjaftë i lumtur sa i përket interesimit të skuadrave të mëdha evropiane për lojtarin të cilin e kishte transferuar nga Vllaznia e Pozheranit në qytetin e Llapit, madje ai tregon se Alidema nuk është lojtari i vetëm i kërkuar, janë edhe dy, tre lojtarë tjerë llapjan që kërkohen me ngulm nga klubet evropiane.

Batatina: Kam pranuar shumë oferta  për Alidemën

“Sa i përket Festimit, njëjtë si Mirlind Daku dhe Festimi, për të dytë kanë ardhur oferta ndoshta për klubet e njëjta, që i kanë kërkuar te dytë, por Lindi ia arriti të shkoj në Osijek, për Festimin kemi skuadra edhe jashtë, mund të them në Evropë janë shumë të interesuara, në Zvicër, në Kroaci, Shqipëri, në Maqedoni spo diskutojë pasi kanë qenë të vazhdueshme por i kam refezuar të gjitha. Jemi shumë afër që të arrijmë qëllimit që Festimi të del në ndonjë skuadër Evropiane, shpresoj në ditët në vijim por për shkak të korrektisësë së klubit, dhe ende pa përfundu ndoshta edhe firmosja e kontratës nuk du të bëjë publike, klubin, por janë tre, katër klube shumë cilësore, klube të mëdhaja të cila kërkojnë Festimin, por është mirë që Llapi edhe me Mirlind Daku-n, edhe me Festim Alidemën-n por edhe me Valmir Velijun edhe më shumë lojtarë që janë në mesin tonë këtu. Muhamet Hyseni besoj që ka ra në radarin e shumë klubeve Evropiane. Unë vetëm jo Festimin por kam edhe dy lojtar të tjerë, për të cilët ata kanë kërkuar që të filojmë bisedimet për ta, mirëpo kam kërkuar që të përfundojë me Festimin dhe pastaj do të shohim në sezonen verore, atëher kur do të përfundoj kampionati do të bisedojë” u shpreh fillimisht Batatina.

Sa i përket destinacionit të Alidemës, Batatina konfirmoi haptazi se destiacioni i ardhshëm  do të jetë Zvicra, ku sipas tij Alidema do të ketë më lehtë të tregojë vetën dhe të mrrijë majet e futbollit evropian.

Batatina: Alidema do të transferohet në Zvicër

“Po më së afërti është Zvicra, du te ju them së më asë aftërti janë klubet zvicerane, unë kam shprehë dëshirë që Festimi të jetë në Zvicër, pse Festimi të jetë në Zvicër, ndoshta vetë loja e Festimit mund të debutojë më shpejtë dhe mund të tregojë vetën në Zvicër, për arsyse se luhet ndoshta një futboll më i butë, ndërsa në futbollin mund ta quajë kroat luhet një futboll pak më i fuqishëm me forcë, ndërsa Festimi i ka karakteristika që të ecë dhe të bëhet një lojtar i madh në klubet Zvicerane”, përfundoi Batatina.

Alidema përfundoi një ndër sezonet më të sukseshme në karrierën e tij me skuadrën e Llapit, duke arritur të shpallet edhe golashënuesi i dytë më i mirë në superligën e Kosovës.

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova