​20 vjet nga themelimi i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress

​20 vjet nga themelimi i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress

Më 4 janar të vitit 1999, si një nevojë e kohës dhe për të informuar për zhvillimet në Kosovë, u themelua Agjencia e Lajmeve KosovaPress, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për realitetin në Kosovë, luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s. KosovaPress gjatë luftës lajmet i publikoi […]

KosovaPress gjatë luftës lajmet i publikoi në gjuhën shqipe, angleze, frënge dhe gjermane.

Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, u shuan të gjitha institucionet e krijuara nga drejtoria politike e UÇK-së dhe Qeveria e Përkohshme.

Nga shtatori i vitit 2000, KosovaPress ka nisur rrugëtimin e saj si Agjenci e Pavarur e Lajmeve, duke u sfiduar gjatë këtyre viteve, fillimisht më mbijetesën, e pastaj edhe me zhvillimin.

Nga viti 2002, KosovaPress ka kaluar në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e nga viti 2005 ka rifilluar në gjuhën angleze, ndërsa në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke. Në dhjetëvjetorin e themelimit (2009) KosovaPress solli në tregun medial të vendit produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin, ndërsa në 15 vjetorin e themelimit, hapi zyrën në Tiranë.

Në 16 vjetorin, si produkt të ri solli sektorin e fotove. Në vitin e 17-të, startoi me produktin e transmetimeve të ngjarjeve LIVE (direkt). Transmetimet e drejtpërdrejta u realizuan me teknologjinë më të re të transmetimeve, përmes kamerave 4K. Ndërkohë që viti i ri do të sjell edhe një sërë projektesh të reja, që lidhen me punën profesionale dhe atë të teknologjisë. Ofrimi i këtyre produkteve, ka bërë që KosovaPress të rrit edhe më shumë bashkëpunimin me mediat e vendit, të rajonit dhe të botës.

Të gjitha këto informacione, KosovaPress ua sjell klientëve dhe lexuesve përmes lajmit të shkruar, video-lajmit, audio-lajmit dhe fotove, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Agjencia e Pavarur e Lajmeve KosovaPress, gjatë këtyre viteve, ka dëshmuar vazhdimin e punës së gazetarisë së pavarur, kurse objektivi i KosovaPress-it do të vazhdojë të jetë i tillë, duke qenë një burim i lajmit të besuar dhe të shpejtë si dhe një kontribuues i rritjes së lirisë së të shprehurit.

KosovaPress është anëtare dhe një nga themelueset e Agjencive të Pavarura të Evropës Juglindore (APNA).

Në vitin 2017-të, KosovaPress është pranuar anëtare me të drejta të plota nga Asambleja e Përgjithshme e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE).

Produktet që KosovaPress ua ofron klientëve janë lajmet si tekst, videolajmet, audiolajmet, fotolajmet dhe transmetimet e drejtpërdrejta.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik