Drecun: Shqipëria po tenton ta aneksojë Kosovën nga Serbia duke hequr kufirin

I ashtuquajturi president i Asamblesë së Komitetit për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një hap për të aneksuar Kosovën nga Serbia. “Nëse shikon të kaluarën, në dekadat e fundit sheh se problemi i shqiptarëve është i qartë, ata kanë pretendime terrotoriale, ata krijuan organizatën terroriste UÇK […]
I ashtuquajturi president i Asamblesë së Komitetit për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një hap për të aneksuar Kosovën nga Serbia.
“Nëse shikon të kaluarën, në dekadat e fundit sheh se problemi i shqiptarëve është i qartë, ata kanë pretendime terrotoriale, ata krijuan organizatën terroriste UÇK dhe kjo organizatë fillet e saj i kishte në Shqipëri”, ka thënë ai për mediat serbe, përkthen Periskopi.
Ai ka thënë se ‘unifikimi i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë është hap i kësaj të fundit për ta aneksuar një pjesë të Serbisë’. /Periskopi/












