Deklarata e Shaqirit para ndeshjes me Cityn, thotë një detaj të rëndësishëm

Xherdan Shaqiri ka dhuruar tashmë një sërë momentesh të paharrueshme për Liverpoolin dhe pranon se ai mund të prodhojë ‘futbollin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë’. Zviceriani u transferua nga Stoke City në ‘Anfield’ për shumën e 13 milionë eurove, që doli të jetë një transferim i qëlluar nga Jurgen Klopp, transmeton Periskopi. Lojtari […]
Zviceriani u transferua nga Stoke City në ‘Anfield’ për shumën e 13 milionë eurove, që doli të jetë një transferim i qëlluar nga Jurgen Klopp, transmeton Periskopi.
Lojtari i cili ka gjashtë gola aktualisht, duke përfshirë golat që i siguruan fitoren Liverpoolit kundër Manchester United, i tha Evening Standard për përvojën e tij në ‘Anfield’: ”Më pëlqen të jem këtu”.

”Ju mund ta shihni atë në fushë. Unë jam shumë i lumtur dhe jam duke luajtur me shumë besim. Ndoshta po luaj futbollin tim më të mirë ndonjëherë”.
”Unë jam shumë, shumë i lumtur këtu dhe jam i lumtur që jam këtu për të ndihmuar këtë klub që të jetë i suksesshëm”.
Shaqiri ka ndihmuar Liverpoolin të jetë në krye të tabelës së Premier Ligës, ku pas 20 ndeshjeve nuk njohin humbje.
Testi i ardhshëm i ‘Të Kuqëve’ mund të jetë më i rëndësishmi deri më sot, pasi ata përgatiten për të udhëtuar në Manchester City sot, por askush në skuadrën e Klopp nuk po tregon ndonjë shenjë presioni.
”Presioni është kudo në klubet e mëdha”, shtoi Shaqiri.
”Edhe te City, është gjithmonë presioni. Edhe tani kur nuk fituan dy ndeshje, do të ketë presion për ta gjithashtu”.
”Por, natyrisht, kur je në krye të tabelës, të gjithë vijnë pas jush, të gjithë dëshirojnë t’ju mposhtin”.
”Kjo është shumë normale, por ne duhet të shikojmë veten dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje që mundemi. Ne do të luajmë ndeshje pas ndeshje, dhe unë jam i sigurt nëse qëndrojmë në nivelin tonë më të mirë mund të jemi të suksesshëm”, përfundoi 27 vjeçari. /Periskopi












