Challandes ua “shti ethet” kundërshtarëve për Kosovën

Challandes ua “shti ethet” kundërshtarëve për Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ua ka bërë me dije mediave çeke se “Dardanët” do ta kërkojnë kualifikimin në “Euro 2020” në grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Derisa Anglia konsiderohet favorite për ta fituar grupin kualifikues për “Euro 2020”, pjesë e të cilit janë edhe Çekia, Mali i Zi, Bullgaria dhe […]

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ua ka bërë me dije mediave çeke se “Dardanët” do ta kërkojnë kualifikimin në “Euro 2020” në grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Derisa Anglia konsiderohet favorite për ta fituar grupin kualifikues për “Euro 2020”, pjesë e të cilit janë edhe Çekia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Kosova, janë çekët kandidatë tjerë potencial nga ky grup. Mirëpo, asnjëra prej këtyre skuadrave nuk po e injoron Kosovën, për të cilën kjo do të jetë hera e parë që merr pjesë në një kampanjë kualifikuese evropiane.

Paraqitjet e shkëlqyeshme në Ligën e Kombeve e kanë bërë shtetin tonë mjaft të respektuar në të gjitha vendet tjera evropiane. Kësi respekti “Dardanët” gëzojnë edhe nga Çekia, me të cilën do të përballen dy herë në kualifikimet që nisin pas pak muajsh, raporton Gazeta Express.

Kjo ka bërë që edhe mediat çekte të merren me Kosovën, ndërsa përzgjedhësi ynë, Bernard Challandes, veç çka ua ka shtuar frikën çekëve, duke u thënë se skuadra e tij do ta tentojë kualifikimin në “Euro 2020”.

“Ky grup nuk është i lehtë për ne, por jo edhe i pamundur, ndonëse Anglia është favorite absolute”, ka thënë Challandes për “idnes.cz”.

Kosova, e cila para dhjetë vjetësh e shpalli pavarësinë e saj, nuk arriti të shkojë në Botërorin “Rusia 2018” pasi kualifikimet i kishte nisur me një barazim në Finlandë, por pastaj i pësoi nëntë humbje rresht. Por, mrekullia ndodhi në vitin që lamë pas gjatë së cilit Kosova nuk e pësoi asnjë humbje. Ndërkohë, shkëlqeu në Ligën D të Kombeve, ku e fitoi pa humbje grupin me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, duke shkuar në “Play-Off” të Ligës D, gjë që ia ka dhënë mundësinë e dytë për ta kërkuar Evropianin.

“Kualifikimi kërkohet nga e para. Kështu që ne do ta kërkojmë kualifikimin nga kampanja eliminatore për “Euro 2020”. Por, nëse gjërat shkojnë keq në këto kualifikime atëherë do ta kemi shansin tjetër përmes Ligës së Kombeve. Nuk kuptoj pse Kosova të mos e ketë një ëndërr të mirë kur ne mund ta ndjekim atë”, ka theksuar Challandes, duke folur për tifozerinë e zjarrtë kosovare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “E shoh stadiumin tonë të rinovuar në Prishtinë, ku kundërshtarët po e kenë shumë problem. Ndërsa, ne vazhdimisht po e shfrytëzojmë shansin në stadiumin tonë”, potencoi Challandes, duke i paralajmëruar çekët për vështirësinë që e presin në Prishtinë.

Çekia do ta vizitojë Kosovën në “Fadil Vokrri” më 7 shtator, kurse takimi kthyes zhvillohet më 14 nëntor.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova