Barcelona fiton, Messi arrin rekord të madh personal (VIDEO)

Barcelona ka vazhduar me hapa të sigurtë drejt titullit, duke e mposhtur 3 me 0 Eibarin në Camp Nou. I pari që tundi rrjetën e portës mysafire ishte Luis Suarez (19′). Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal, ndërsa Leo Messi (53′) arriti ta dyfishonte epërsinë njëkohësisht shënoi golin e 400-të në La Liga prej […]
I pari që tundi rrjetën e portës mysafire ishte Luis Suarez (19′).
Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal, ndërsa Leo Messi (53′) arriti ta dyfishonte epërsinë njëkohësisht shënoi golin e 400-të në La Liga prej që kur debutoi.
Për ta vulosur rezultatin përfundimtar u përkujdes Luis Suarez (59′) që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën.
‘Blaugranët’ janë në krye me 43 pikë, 5 më shumë se Atletico. Eibar në vendin e 16 me 22 pikë. /Periskopi












