Apostolova takoi Mustafën, i kërkoi rol konstruktiv për dialogun

Apostolova takoi Mustafën, i kërkoi rol konstruktiv për dialogun

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova u takua sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Sipas një njoftimi për media të LDK-së, ky takim u mbajt për të diskutuar zhvillimet aktuale në vend. “Mustafa e njoftoi Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat […]

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova u takua sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Sipas një njoftimi për media të LDK-së, ky takim u mbajt për të diskutuar zhvillimet aktuale në vend.

“Mustafa e njoftoi Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Apostolova citohet të ketë inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Kujtojmë se faktorët ndërkombëtarë si dhe partitë në pushtet janë duke kërkuar nga LDK që të bëhet pjesë e Ekipit të Dialogut të Kosovës, në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Por LDK ka përsëritur edhe sot qëndrimin kundër bashkimit si parti opozitare në Ekipin e Dialogut dhe po vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj