Anija kozmike kineze pritet të lëshohet në pjesën më të largët të Hënës

Anija kozmike kineze pritet të lëshohet në pjesën më të largët të Hënës

Një anije kozmike kineze pritet të bëhet objekti i parë fluturues që do të lëshohet në një pjesë të skajshme të Hënës. Ky mision po vlerësohet si hap i madh për hulumtimin e satelitit natyror të Tokës. Synohet që kjo pajisje të lëshohet në polin jugor, aty ku ndodhet krateri më i vjetër, më i […]

Një anije kozmike kineze pritet të bëhet objekti i parë fluturues që do të lëshohet në një pjesë të skajshme të Hënës. Ky mision po vlerësohet si hap i madh për hulumtimin e satelitit natyror të Tokës. Synohet që kjo pajisje të lëshohet në polin jugor, aty ku ndodhet krateri më i vjetër, më i madh dhe më i thellë i Hënës.

Anija robotike bëri një fluturim eliptik rreth Hënës gjatë fundjavës dhe iu afrua sipërfaqes së saj në një largësi prej 15 kilometrash. Autoritetet kineze nuk e kanë konfirmuar kohën e saktë të lëshimit të saj, por mediet shtetërore kanë raportuar se ky operacion do të kryhet në orët e para të së enjtes.

Kjo anije kozmike më parë ka bërë fotografi të Hënës, por asnjë pajisje nuk është lëshuar në atë pjesë të sipërfaqes. Nëse misioni mbaron me sukses, ai do ta shënonte një hap të madh drejt plotësimit të ambicieve të Kinës për t’u bërë fuqi e kërkimeve hapësinore, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë.

Një pengesë teknologjike e këtij misioni është se komunikimi i drejtpërdrejtë me këtë anije kozmike nga Toka është i pamundur. Sidoqoftë, komandat dhe sinjalet po dërgohen me ndihmën e një sateliti artificial që ndodhet në anën tjetër të Hënës, shkruan “The Guardian”. /Periskopi

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot