Zbulohet “tulla” e jetës

Zbulohet “tulla” e jetës

Ka një zemër prej hekuri dhe squfuri, është shumë e vogël dhe i dhuron elektrone qelizave për t’iu “ndezur” metabolizmin. Ishte një proteinë si kjo, që sapo është prodhuar në laborator, që ka shërbyer si një “tullë” e vërtetë e jetës kur në Tokë po krijoheshin qelizat e para, duke vënë në funksionim metabolizmin e […]

Ky zbulim përshkruhet në revistën “Journal of the American Chemical Society”, nga një grup shkencëtarësh i Universitetit “Rutger” i drejtuar nga Paul Falkowski si dhe bënë pjesë në projektin “Enigma” i financuar nga NASA me gjashtë milionë dollarë.

Duke përdorur teknikat e biologjisë sintetike, studiuesit kanë projektuar në kompjuter një proteinë me strukturë shumë më të thjeshtë se sa ato aktuale.

Pasi analizuan rreth 10 000 proteina, individualizuan katër elemente aq të thjeshtë sa që mund të konsiderohen “tullat e jetës”, struktura kimike që mund të bashkohen për të krijuar proteinat e pafundme që përbëjnë organizmin e njeriut.

“Tulla” e jetës e realizuar në laborator përbëhet nga vetëm dy lloje aminoacide në vend të 20.

Në fakt, është e mundur që një strukturë e tillë të jetë krijuar vetvetiu në Tokën primitive, sidomos kur dihet se në atë kohë oqeanet ishin të pasur me hekur dhe squfur.

Funksioni i saj, me shumë mundësi, konsistonte në qarkullimin e elektroneve në qelizë për të vënë në funksion metabolizmin. Disa proteina që quhen ferrodeksinë kryejnë këtë detyrë edhe sot./ATA/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve