Watford mposht Spurs – 4 fitore rresht, dhe shpresë për t’u bërë “Leicesteri” i Ri

Skuadra e Javi Garcias, Watford ka bërë befasinë e javës së katërt në Premier Ligë. “Armata e Verdhë” ia doli të mposhte një prej katër ekipeve më të forta të ligës, Tottenhamin në shtëpi me rezultat 2 me 1, shkruan Periskopi. Fillimisht, ata ishin në disavantazh shkaku i një autogoli të shënuar nga lojtari i […]
Skuadra e Javi Garcias, Watford ka bërë befasinë e javës së katërt në Premier Ligë. “Armata e Verdhë” ia doli të mposhte një prej katër ekipeve më të forta të ligës, Tottenhamin në shtëpi me rezultat 2 me 1, shkruan Periskopi.
Fillimisht, ata ishin në disavantazh shkaku i një autogoli të shënuar nga lojtari i tyre, Doucoure. Por, përmbysjen e siguruan Troy Deeney, legjendë e klubit dhe Craig Cathcart.
Watfordi tanimë pas katër ndeshjesh ka arritur t’i mbledhë 12 pikë, dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë pas Liverpoolit dhe Chelseat që kanë pikë të njëjta por golavërazh më të mirë. Pas katër ndeshjesh, skuadra e Javi Garcias ka shënuar 9 gola dhe i ka pësuar 3. Çështja e mbijetesës mund të jetë përfunduar për ekipin nga Vicarage Road, dhe tashmë mund të kenë lëshuar rrënjë ëndrrat për më shumë, Europa League apo edhe Champions League.












