Urimi i Pacollit për vizat drejtuar rinisë e cila kërkon shpëtimin jashtë Kosovës

Urimi i Pacollit për vizat drejtuar rinisë e cila kërkon shpëtimin jashtë Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Punë të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli, më së shumti liberalizimin e vizave ua uroi të rinjve kosovarë. Ai urimin entuziast e shprehu në Facebook menjëherë pasi që Parlamenti Evropian përmbylli votimin për këtë çështje. “Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo […]

Ai urimin entuziast e shprehu në Facebook menjëherë pasi që Parlamenti Evropian përmbylli votimin për këtë çështje.

“Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo votoi PRO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi Pacolli.

Mirëpo, ky urim është komentuar në rrjete sociale ngase është parë si i çuditshëm, marrë parasysh vullnetin e të rinjve për ta lënë Kosovën dhe për të gjetur strehë në shtetet perëndimore.

Vetëm dy ditë më parë nga raporti “Analiza e Pulsit Publik – Sfidat dhe Këndvështrimet e Rinisë në Kosovë”, kuptuam se 60 për qind e qytetarëve e konsiderojnë seriozisht mundësinë e ikjes nga Kosova në tri vjetët e ardhshme.

Urimi i Pacollit drejtuar të rinjve është kuptuar si gëzim i tij që të rinjve më në fund po u hapen dyert dhe të ardhmen e tyre mund ta gjejnë më lehtë diku në shtetet e BE-së, meqenëse Kosova s’mund t’ua ofroj atë që kanë nevojë të rinjtë. E, skandaloz këtë urim e bën fakti se Pacolli është zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja