”Udhëheqësit tanë vrapuan pas karriges e pasurisë, nuk kërkuan pendimin e Vuçiqit për krimet e luftës”

Observuesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, ka folur për përpjekjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që të zhvillojë vizita nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Krasniqi, në Facebook ka shkruar se Vuçiq do të mund të vizitonte vende të ndryshme të Kosovës pa pengesa, sikurse ndodhi […]
Krasniqi, në Facebook ka shkruar se Vuçiq do të mund të vizitonte vende të ndryshme të Kosovës pa pengesa, sikurse ndodhi sot, sikur të kishte kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovës. Por, ai thotë se problemi qëndron te fakti se asnjë prej politikanëve tanë nuk ia ka kërkuar këtë gjë Vuçiqit, shkruan Periskopi.
Sipas tij, udhëheqësit tanë, shumicën e kohës e harxhojnë duke u menduar se si të pasurohen e të bëjnë koncesione me Serbinë, pa pasur hallin e viktimave të luftës.
Mendimi i Krasniqit, i shprehur në Facebook:
Nëse Vuçiq, në emër të shtetit të Serbisë, kishte kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë, mbase edhe kishte mundur të kryej vizita në Kosovë.
Mirëpo këtë nuk ia kërkuan asnjëherë politikanët tanë, pasi ngarendën të uleshin me të në tavolinë për t’i bërë koncesione të shumta, përfshirë territorin.
Udhëheqësit tanë shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke menduar sesi të pasurohen, cilat prona shtetërore t’i përvetësojnë e prej cilëve tender publik nga sa do të përfitojnë.











