Trajneri i Izraelit: Maksimumin ndaj Shqipërisë

Izraeli kthehet të luajë në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares shqiptare, këtë radhë në Ligën e Kombeve. Edhe pse në kualifikueset e Kupës së Botës izraelitët fituan 3-0 në këtë stadium, në fund të kualifikueseve ishte kombëtarja jonë ajo që pati klasifikimin më të mirë në grup. Për trajnerin e Izraelit, Andreas Herzog, i cili ndaj […]

Edhe pse në kualifikueset e Kupës së Botës izraelitët fituan 3-0 në këtë stadium, në fund të kualifikueseve ishte kombëtarja jonë ajo që pati klasifikimin më të mirë në grup. Për trajnerin e Izraelit, Andreas Herzog, i cili ndaj skuadrës sonë përfaqësuese ka përvojën e tij të parë si trajner në nivele të tilla të futbollit, tashmë skuadra e Izraelit do të nisë një kapitull të ri.

“Kualifikueset e fundit janë lënë pas. Jemi në një cikël të ri. Liga e Kombeve është një kompeticion i ri dhe një shans i madh për çdo skuadër për tu kualifikuar. Shpresojmë që të përfitojmë në maksimum. Por tani kemi ndeshjen kundër Shqipërisë. Ka në përbërje disa lojtarë të rinj, kështu që na duhet të shohim se si do të luajmë, por ne e njohim forcën tonë”, deklaroi Herzog.

Kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho deklaroi se lojtarët do ta dëgjojnë për çdo gjë Herzogun për të fituar këtë ndeshje: “Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë atë çfarë do të na thotë trajneri. Do të gjejmë pikat e dobëta të futbollistëve shqiptarë dhe aty do të punojmë shumë. Shpresojmë që të fitojmë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova