Thaçi tregon pse s’foli sot me Vuçiqin sy më sy, por vetëm përmes Mogherinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se shkak i mosmbajtjes së një takimi me Aleksandër Vuciq në Bruksel, ka qenë ndalimi i Vuciqit për ta vizituar Ujmanin. Ai ka thënë se shkak kanë qenë dallimet e mëdha që kanë palët në dialog. Për këtë, ka thënë Thaçi, ata kanë vendosur që sot të komunikonin […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar se shkak i mosmbajtjes së një takimi me Aleksandër Vuciq në Bruksel, ka qenë ndalimi i Vuciqit për ta vizituar Ujmanin. Ai ka thënë se shkak kanë qenë dallimet e mëdha që kanë palët në dialog. Për këtë, ka thënë Thaçi, ata kanë vendosur që sot të komunikonin përmes Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit.
“Unë nuk jam për me dhanë, kategorikisht refuzoj ndarjen, shkëmbimin e territoreve, pretendimin e ndonjë krimi të Republika Srpska, duhet të përmbyllet demarkimi prej 430 km me Serbinë Atë që kërkon Serbia unë nuk pretendoj të di mund të imagjinon por nuk më intereson, unë jam për t ëprezantuar atë që do Kosova. Mos kërkoni të deklaroj unë atë që kërkon Serbia sepse Serbia flet për vetveten ne flasim për veten tonë”, ka thënë Thaci, raporton Periskopi.
Sipas Thaçit, Kosova në dialog është unike ndërkaq lëvizjet e opozitës, i sheh vetëm si ‘dallim në qasje ndaj dialogut’
“Kosova është unike për dialog, ka naj dallim në qasjen sa i përket negociatave, por të gjithë janë që të njihen kufijtë si parakusht për njohje reciproke”, ka thënë ai.
Thotë se nuk e di se cila është data e takimit të radhës në Bruksel por shton se Kosova është e gatshme të shkojë kurdo që ftohet nga Mogherini.
“Unë nuk mund të jap ditë dhe datë por vlerësoj pozicionin që ka marrë BE, pra në kohën më të përshtatshme që është caktuar nga zonja Mogherini. Kosova do t’i kryej obligimet e veta dhe është e gatshme të ec përpara Ne kemi negociuar përmes zonjës Mogherini dhe për shkak të dallimeve të thella e kemi parë të arsyeshme të negociojmë përmes Moggerinit”, tha ai, shkruan Periskopi.
Thaçi mohon se cështja e vizitës së Vuçiq në liqenin e Ujmanit ishte shkak i dështimit të takimit të sotëm.
“U përgjigja edhe më herët dhe nuk ka qenë fare e ndërlidhur me këtë çështje. Itinerari i vizitës është i përcaktuar shumë më herët, Vuciq është i lirë të flasë me popullin serb në Kosovë, ne nuk duam ta poshtërojmë askënd, do të punojmë për Kosovën europiane multi-etnike. Të tham të drejtën si president nuk merrem me çështje teknike, dhe nuk mund të komentoj gjëra të tilla por respektoj vendimet e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.
Në fund, Thaçi tha se nga Brukseli do të kthehet me një mesazh për opozitën në Kosovë, që të arrihet uniteti në dialog, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Serbinë dhe të ‘fuqizohen vlerat tona euro atlantike’.
“I ftoj për dialog për mirëkuptim dhe qasje të përbashkët karshi dialogut me Serbinë. Të gjithë e dimë që pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të ardhme evropiane. Do të kthehem në Kosovë me mesazhin që Kosova duhet ta arrijë unitetin për dialog, të fuqizojmë vlerat tona euro atlantike. Për hapat e mëdhenj që na presin para nesh për të ardhmen tonë europiane”, ka thënë ai./Periskopi/











