Thaçi nderon ambasadorin amerikan me medaljen e Pavarësisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë medaljen e Pavarësisë për ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie i cili edhe për pak ditë e përfundon misionin e tij. Postimi i Thaçit: Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin […]
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë medaljen e Pavarësisë për ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie i cili edhe për pak ditë e përfundon misionin e tij.
Postimi i Thaçit:
Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj! HTH











