Të shtëna armësh në protestë? Sqarohet Policia e Kosovës

Mediat serbe kanë raportuar se protesta në Skenderaj është organizuar nga Kryetarët e Komunave përreth. Sipas portalit serb ‘Novosti’ Organizatori kryesor është kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Po ashtu, mediat serbe aludojnë se policia e Kosovës dhe KFOR-i nuk po ofrojnë sigurinë e duhur për presidentin Vuçiq. Kurse, Ministri serb i Mbrojtës, Aleksander Vulin ka […]
Po ashtu, mediat serbe aludojnë se policia e Kosovës dhe KFOR-i nuk po ofrojnë sigurinë e duhur për presidentin Vuçiq.
Kurse, Ministri serb i Mbrojtës, Aleksander Vulin ka thënë se në pesë vende të Drenicës ka pasur të shtëna armësh.
Por, Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna me armë në protestën që po mbahet në fshatin Runik, ku qytetarët e Skenderajt kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se aktualisht nuk mund te konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar si të dyshuar.
“Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, ka thënë ai
i












