Skandal për ish kampionin e Ligës së Kampionëve: Prostituta gjyqtarëve për të kurdisur ndeshjet

Skandal për ish kampionin e Ligës së Kampionëve: Prostituta gjyqtarëve për të kurdisur ndeshjet

Rishfaqen problemet për Benfikën. Sipas medias portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane që njihet ndryshe si ‘shqiponjat’ e Lisbonës, janë akuzuar së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali. Një histori kjo që është shfaqur prej kohësh dhe […]

Rishfaqen problemet për Benfikën. Sipas medias portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane që njihet ndryshe si ‘shqiponjat’ e Lisbonës, janë akuzuar së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali.

Një histori kjo që është shfaqur prej kohësh dhe që është pasuruar me një kapitull të ri. Sipas ‘O Jornal Economico’(O Zhornal Ekonomiko) kanë dalë në dritë disa emaile që vërtetojnë se klubi i kryeqytetit portugez u ka ofruar arbitrave shërbime prostitutash dhe pagesën e dhomave të hotelit të tyre.

Duket se lajmet në lidhje me ‘benficagate’ e ri kanë dalë në dritë falë hakerit portugez Rui Pinto për të cilin është lëshuar edhe një mandate arresti ndërkombëtar.

Kjo akuzë e publikuar nuk e ka lënë indiferentë skuadrën e Benfikës që ka reaguar nëpërmjet komunikatave për shtyp në kanalet e saj të komunikimit duke i mohuar me forcë akuzat e publikuara.

Kjo histori e njohur në Portugali me emrin ‘E-Toupeira’ zgjate prej një muaji. Akuzat e Prokurorisë në drejtim të klubit janë korrupsion pasiv, favorizime personale, shkelje e sekretit të drejtësisë dhe informacione false.

Sipas organit të akuzës, funksionarët e Benfikës të përfshirë në këtë skandal i kanë dhënë Pedro Gonsalves informacione të rezervuara në lidhje me disa procedime në lidhje me klubet rivale, informacione që u siguruan nëpërmjet korrupsionit dhe shkëmbimit të favoreve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova