Shqiptari 18 vjeç gjendet i vdekur në veturën e tij në Zvicër

Në një pushimore të magjistrales A1 pranë vendin zviceran Basserdorf ZH, të hënën është gjetur një kufomë, shkruan albinfo.ch. Ai ndodheshte pranë një veturë të dëmtuar, duke hedhur dyshimet e para për një vdekje aksidentale. Ngjarja është paraqitur në polici të hënën rreth orës 13:00. I vdekuri është një shqiptar 18 vjeçar, siç thanë nga […]
Ngjarja është paraqitur në polici të hënën rreth orës 13:00. I vdekuri është një shqiptar 18 vjeçar, siç thanë nga policia kantoniale. Kufoma ndodheshte në anën e djathtë të automjetit, i cili kishte hapur edhe derën e bashkëudhëtarit.
Automjeti ishte i markës Kia, ngjyra e zezë dhe me targa të Bernit.
“Arsyet e vdekjes janë akoma të paqarta,” thonë nga policia. “Grupi hetimor po heton çështjen në të gjitha drejtimet.” Policia kërkon dëshmitarë.











