Serbia paralajmëron konflikte në Luginë të Preshevës

Serbia paralajmëron konflikte në Luginë të Preshevës

Liderët politikë shqiptarë në jugun Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte ndëretnike, ka thënë sot për agjencinë FoNet deputeti dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë Përparimtare serbe (Srpska napredna stranka) Nenad Mitroviq, sepse, ka theksuar ai, në ato komuna jetojnë edhe serbët që e […]

Në pyetjen se si e interpreton kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkimin e saj Kosovës, Mitroviq është përgjigjur se kjo kërkesë assesi s’i kontribuon dialogut Beograd – Prishtinë”, transmeton Koah.net

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është detyrues as për Beogradin dhe as për bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Mitroviq.

Ai ka nënvizuar se ajo që e kërkojnë shqiptarët në jug, është fushatë për zgjedhjet e Këshillin Kombëtar që mbahen më 4 nëntor.

Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë humbur kredibilitetin e zgjedhësve të vet dhe tash përpiqen t’i animojnë zgjedhësit

Mitroviq ka thënë se “këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë në përbërje të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë”.

Ai ka tërhequr vërejtjen se po këto kërkesa mund t’i bëjnë edhe shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, në veri të Shkupit , rreth Tetovës.

“Çfarë do të thotë kjo. A duam ta kemi efektin domino në rajon? Shqiptarët e rajonit po kërkojnë që në kuadër të zgjidhjes së statusit të Kosovës ta zgjedhin statusin edhe në vendet tjera, jo vetëm në Serbi, sepse aty janë edhe Maqedonia e Mali i Zi.

Partia Përparimtare serbe është parti në krye të së cilës është kryetari i Serbisë Aeksandar Vuçiqi.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin