Ronaldo bëhet pronari kryesor i Real Valladolid

Ronaldo bëhet pronari kryesor i Real Valladolid

Legjenda e Brazilit dhe Real Madridit, Ronaldo do të jetë pronari kryesor i Real Valladolid, pas blerjes së 51 përqind të aksioneve në ekipin e La Liga për 30 milionë euro. Ronaldo u prezantua në një ceremoni të hënën, së bashku me pronarin aktual dhe presidentin Carlos Suarez dhe kryebashkiakun e qytetit Oscar Puente. Ai […]

Legjenda e Brazilit dhe Real Madridit, Ronaldo do të jetë pronari kryesor i Real Valladolid, pas blerjes së 51 përqind të aksioneve në ekipin e La Liga për 30 milionë euro.

Ronaldo u prezantua në një ceremoni të hënën, së bashku me pronarin aktual dhe presidentin Carlos Suarez dhe kryebashkiakun e qytetit Oscar Puente.

Ai tha se shumëllojshmëria e eksperiencave të tij në futboll, i kanë krijuar mundësinë për të zotëruar një klub. “Ne duam të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm për të konkurruar dhe do të jemi transparent në menaxhimin tonë”, tha Ronaldo. ” “Së bashku, jam i bindur se do të jetë shumë e vështirë për të na mposhtur. Dua që të gjithë të ndihmojnë në ndërtimin e këtij klubi, ftoj edhe tifozët që të marrin pjesë në këtë projekt. Duke na dhënë ide, sugjerime, kritika dhe shpresa. Dua të jem pjesë e së tashmes dhe së ardhmes së Real Valladolid “. Suarez, i cili zotëron 66 për qind të aksioneve në klub, beson se shitja e një aksioni ndaj Ronaldos, vetëm do ta ndihmojë atë të ketë sukses. “Ardhja e Ronaldos do t’i lejojë klubit të rris kualitetin”, ka thënë Suarez. “Unë i uroj mirëseardhjen atij në shtëpinë e tij.”

Puente gjithashtu ka thënë për të përditshmen spanjolle AS më parë, se ai do t’a mirëpriste ardhjen e Ronaldos në Real Valladolid si pronar i klubit.

“Ai është një ikonë e botës sportive. Së bashku me Michael Jordan, ai është i vetmi person që ka një kontratë jetësore me Nike. Ai do të sillte shumë vlerë në Valladolid”.- ka thënë kryebashkiaku.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova