Reagon Ymeri: Defilimi i Vuçiqit nëpër Kosovë kishte për qëllim ta demarkojë terrenin e tij

Reagon Ymeri: Defilimi i Vuçiqit nëpër Kosovë kishte për qëllim ta demarkojë terrenin e tij

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, në një postim të gjatë në Facebook ka shkruar për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë. “Gazimestani” i Vuçiqit dhe (pa)përgjegjësia e Thaçit, e ka titulluar reagimin e tij, ish-kreu i Vetëvendosjes. “Më 1989, lideri fuqiplotë i Serbisë, Millosheviqi pati zgjedhur Gazimestanin për t’u paraqitur si mbrojtësi i […]

“Gazimestani” i Vuçiqit dhe (pa)përgjegjësia e Thaçit, e ka titulluar reagimin e tij, ish-kreu i Vetëvendosjes.

“Më 1989, lideri fuqiplotë i Serbisë, Millosheviqi pati zgjedhur Gazimestanin për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës. Më 2018, lideri fuqiplotë i Serbisë, Vuçiqi zgjodhi Veriun e Kosovës për t’u paraqitur si mbrojtësi i serbëve të Kosovës. Viktimizim për zbatim planesh në emër të ripërkufizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, midis shqiptarëve dhe serbëve. Rrethana të reja, qëllimi i njëjtë, metoda ndryshe.

Gazimestani i Millosheviqit ishte hyrje në një kapitull të ri, edhe me mjete luftarake. Rezultati dihet”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, veriu i Kosovës i Vuçiqit synon hyrje në një kapitull të ri, me mjete paqësore, në marrëveshje me Hashim Thaçin.

“Rezultati nuk dihet”, ka thënë ai.

“Defilimi i Vuçiqit nëpër territorin e Kosovës, vendet që i vizitoi, kishte për qëllim ta demarkojë ‘terrenin e tij’ ashtu siç bën ujku. Këtë ia ndihmuan edhe krerët institucionalë të vendit me mosveprimin e tyre. Kështu Vuçiqi ‘bën’ ta vizitojë veriun e Ujmanin por jo edhe pjesët tjera. Nëse nuk kemi problem me vizitën e Vuçiqit atëherë nuk do të duhej të na pengonte vizita e cilësdo pjesë të Kosovës nga ai. Nëse kemi problem me këtë vizitë, atëherë na pengon kudo që ai ka shkuar”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, Hashim Thaçi i cili po e shpërfill Kuvendin e Republikës së Kosovës ka më shumë se kurrë përgjegjësi politike dhe historike t’i njoh dhe njoftojë institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për projektin e tij për marrëveshje me Vuçiqin.

“Paqja e nevojshme midis Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve e serbëve, nuk mund të ndërtohet me procese jotransparente dhe me takime të mbyllura nga sytë e publikut”.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot