Qeveria investon 1.2 milion euro për Sallën e Sporteve në Greme

Qeveria investon 1.2 milion euro për Sallën e Sporteve në Greme

Në Greme të Ferizajt sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro. Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim […]

Në Greme të Ferizajt sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.

Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se fshati Greme e ka merituar këtë investim, pasi janë taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Ai është shprehur se ideja për projektin është iniciuar nga deputetët ferizajas në Parlamentin e Kosovës.

“Mexhide TYopalli ka qenë iniciues, bashkë me Elmi Reçicën. Këta kanë qenë këmbëngulës që të realizohet kjo. Prandaj kjo ka qenë arsyeja pse kemi marrë vendim të investojmë. Ka nevojë Kosova për investime, ka nevojë Kosova për zhvillim ekonomik” , tha Veseli.

Ndërsa, ministri Gashi tha se ky është 100 përqind investim i ministrisë që ai drejton, ndërkohë që premtoi edhe investime tjera në Greme.

“Ky projekt do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro dhe bashkë me kryetarin e Komunës sipas planifikimeve dinamike projekti do te përfundojë në vitin 2019.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke folur për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po i jep projekteve komunale, tha këto 4 vjet të qeverisjes së tij do të jenë vite të transformimit thelbësor të qytetit.

“Tashmë ferizajas është kryeqendër e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është kryevendbanimi i zhvillimit ekonomik. Por kjo nuk flet vetëm për zhvillimin ekonomik dhe për qasjen që ka Kuvendi i Kosovës, që ka Qeveria, por, mbi të gjitha flet për atë se vërtetë dëshiron një të ardhme të sigurt për rininë tonë. Jo rastësisht qeverisja ime ka filluar me vendimin për të themeluar dhe ndërtuar qendra e inovacionit” ka thënë Aliu.

Projekti do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro, ndërsa ai pritet të përfundojë në vitin 2019./

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova