Psikatri: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin te të rinjtë

Psikatri: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin te të rinjtë

Mjekët psikiatër e lidhin shtimin pacientëve të prekur nga stresi dhe depresioni më pasiguritë në tregun e punës, sidomos tek të rinjtë. Përballë shpeshtësisë për raste të tilla, mjekët psikatër thonë se fatmirësisht është rritur ndërgjegjësimi për të trajtuar në kohë këto probleme. Pasiguria në vendin e punës pas përfundimit të studimeve dhe varësit ndaj […]

Pasiguria në vendin e punës pas përfundimit të studimeve dhe varësit ndaj lojërave të fatit e drogave kanë rritur ndjeshëm faktorët stresantë te të rinjtë. Mjekja psikatre Dr. Arjana Rrelli tha se ajo që ka ndryshuar kohët e fundit është ndërgjegjësimi më i lartë për tu trajtuar.

“Janë rritur faktorët stresantë, pasiguria në vendet e punës. Pamundësia për të gjetur vende pune, por edhe konfliktet brenda familjes rrisin nivelin e stresorit, gjë që i çon personat në rritje të nivelit të ankthit, gjë e cila duke iu bashkangjitur edhe informimit që kanë njerëzit dhe duke u gjendur në armatën e njerëzve që vuajnë ankth ke më pak komplekse për të kërkuar ndihmë, ka sjellë prurje më të mëdha”, shprehet Arjana Rreli.

Stresi dhe depresioni janë problemet më të shpeshta shëndetësore që nuk po njohin limitet moshe.

Studimet kanë treguar se 1 në 4 persona janë të prekur nga stresi, ankthi apo depresioni që përfshin në grup sëmundjet e shëndetit mendor, ndërsa 1 në 3 adoleshentë në shkollat e Tiranës shfaqnin simptoma të tilla.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve