Policia e Kosovës demanton mediat serbe: Bullatoviqit nuk iu thye dora, është dënuar me 150 euro

Policia e Kosovës demanton mediat serbe: Bullatoviqit nuk iu thye dora, është dënuar me 150 euro

Policia e Kosovës përmes një deklarate për media ka demantuar pohimet e mediave serbe, sipas të cilave kinse kryetari i Nishit është i lënduar rëndë në Kosovë dhe se i është thyer dora e majtë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Merdare. Sipas policisë, Darko Bullatoviq mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate në dalje […]

Sipas policisë, Darko Bullatoviq mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate në dalje të Kosovës, në pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje dhe policia me qëllim të mbarëvajtjes së rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndaluar.

“Fillimisht, ai ka refuzuar të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për t’u kthyer në kolonë, zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe kanë prangosur pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim”, sqaron  Policia e Kosovës.

Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë, thuhet në sqarim

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot