Për të ruajtur burimet e ujit në planet – duhet të hani më pak mish

Për të ruajtur burimet e ujit në planet – duhet të hani më pak mish

Për të ruajtur burimet e ujit të planetit, nuk është e nevojshme të merren masa drakoniane, mjafton që të hani në mënyrë të ekuilibruar, duke përdorur më pak mish dhe yndyra, sipas një studimi të publikuar sot në revistën “Nature Sustainability”. “Kalimi në një dietë të shëndetshme nuk është e dobishme vetëm për shëndetin e […]

Për të ruajtur burimet e ujit të planetit, nuk është e nevojshme të merren masa drakoniane, mjafton që të hani në mënyrë të ekuilibruar, duke përdorur më pak mish dhe yndyra, sipas një studimi të publikuar sot në revistën “Nature Sustainability”.

“Kalimi në një dietë të shëndetshme nuk është e dobishme vetëm për shëndetin e njeriut, por mundëson gjithashtu që të kursehet shumë uji”, shpjegon Davy Vanham, i Qendrës së Përgjithshme të Kërkimit (JRC) të Komunitetit Evropian në Ispra (veri të Italisë).

Davy Vanham dhe kolegët e tij kanë studiuar të ushqyerin dhe impaktin mbi konsumin e ujit në 43 786 komuna në Britani të Madhe, Francë dhe Gjermani.

Vërejtja e parë është që individët konsumojnë shumë sheqer, vajra, yndyrna, mish të kuq, qumësht dhe djathë, por jo mjaftueshëm perime dhe fruta.

Sipas studiuesve kjo ushqyerje e paekuilibruar, kërkon shumë uji. Sipas përllogaritjeve kjo lloj diete kërkon që një person të pijë 3,3 deri në 5,1 litra uji në ditë.

Por nëse personat do të ndjekin rekomandimet zyrtare për shëndetin në aspektin e ushqimit si ato të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), këto konsume të ujit do të binin me 19-35%.

Konkretisht duhet të hahen të paktën pesë fruta dhe perime në ditë, tre nënprodukte qumështi, produkte me përmbajtje amidoni në çdo vakt si dhe bishtajat dhe drithëra, proteinat me prejardhje nga kafshët një ose dy herë në ditë, të limitohen yndyrat, produktet e ëmbla dhe të kripura, si dhe të limitohet me 500 gramë në javë konsumimi i mishit, me përjashtim të shpendëve.

Madje sipas studiuesve një dietë vegjetariane e ekuilibruar do të mundësonte që të binte konsumi i ujit me 35-55%.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve