Pendohet Chelsea, humbi talentin Mbappe kur ai ishte 13 vjeç

Pendohet Chelsea, humbi talentin Mbappe kur ai ishte 13 vjeç

Daniel Boga, ish-“scout” i Chelseat, ka zbuluar një prapaskenë të 6 viteve më parë me talentin francez, Kylian Mbappe, tashmë në sezonin e tij të dytë te PSG. Kur ishte vetëm 13-vjeç, ai udhëtoi drejt Londrës me mamanë e tij, për të zhvilluar një provë në akademinë e Chelseat. Specialistët e bluve të Londrës nuk […]

Kur ishte vetëm 13-vjeç, ai udhëtoi drejt Londrës me mamanë e tij, për të zhvilluar një provë në akademinë e Chelseat.

Specialistët e bluve të Londrës nuk u bindën plotësisht rreth aftësive të tij, duke i kërkuar që të rikthehej për një provë të dytë.

Mirëpo në këtë moment, shpjegon Boga, nëna e Kylian Mbappesë, Fayza Lamari, refuzoi.

“E ftova bashkë me familjen e tij për të kaluar një periudhë prove të Chelsea. Që atë kohë kishte cilësitë që ka edhe sot. Luajti kundër Charltonit dhe fitoi 7-0. Pas një jave, e ftuam në zyrë dhe i thamë: i vlerësojmë shumë cilësitë e tua, por duhet të vish për një provë të dytë dhe më pas do të vendosim. Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe unë duhej ta përktheja. Ajo tha: më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paundë”.

Boga , i cili vendosi të mos ua përkthente këtë ultimatum përfaqësuesve të Chelseat, më tej shpjegon:

“Ai kishte shumë talent, por në Angli donin lojtarë punëtorë, që luanin sa në mbrojtje në sulm. Në atë kohë, ai nuk ishte i tillë. Në fazën mbrojtëse linte për të dëshiruar. Kur merrte topin, ishte i pabesueshëm, por në lojën pa top nuk punoi mirë”.

Kylian Mbappe, pak kohë më pas, iu bashkua akademisë së Monacos dhe vazhdimi dihet.

Më shumë se një vit më parë PSG e bleu djaloshin e mrekullive për një shumë totale 180 milionë euro. Sa shumë duhet të jenë penduar te Chelsea!.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova