Parashikimi tronditës i Boris Johnson: BE do të fitojë betejën me Britaninë për BREXIT

Parashikimi tronditës i Boris Johnson: BE do të fitojë betejën me Britaninë për BREXIT

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka sulmuar sërish Qeverinë Britanike të hënën, duke parashikuar “fitore” për Bashkimin Evropian, në negociatat për Brexit me Londrën, transmeton AFP. Prej kur është larguar nga pozita në muajin korrik, Johnson i është kthyer punës së vjetër në gazetën eurospektike, Daily Telegraph, duke publikuar kolumne, në të cilat sulmohet […]

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka sulmuar sërish Qeverinë Britanike të hënën, duke parashikuar “fitore” për Bashkimin Evropian, në negociatat për Brexit me Londrën, transmeton AFP.

Prej kur është larguar nga pozita në muajin korrik, Johnson i është kthyer punës së vjetër në gazetën eurospektike, Daily Telegraph, duke publikuar kolumne, në të cilat sulmohet Qeveria e kryeministres britainike, Theresa May rreth negociatave për Brexit.

Në shkresën e tij të fundit, Johnson i ka krahasuar bisedimet në mes të dy palëve me ndeshjet në mundje.

“Frikësohem se rezultati i pashmangshëm është fitore për BE-në, teksa Mbretëria e Bashkuar qëndron në një kanavacë me 12 yje që simbolikisht rrotullohen rreth kokës sonë gjysmë të vetëdijshme”, ka thënë ai.

Johnson ka pasur rol kyç në fushatën e referendumit për Brexit dhe ishte emëruar sekretar i Jashtëm në korrik të vitit 2016, kur Britania kishte filluar negociatat me Brukselin rreth asaj se si do të ndodhte largimi nga blloku.

Ai ishte tërhequr nga detyra e tij së bashku me ish-Sekretarin për Brexit, David Davis, pasi kryeministrja May kishte shpalosur planet për largim të Britanisë nga tregu i përbashkët, mirëpo duke mbajtur të njëjtën pjesë të tregtisë së lirë për mallra dhe produkte bujqësore përmes një marrëveshjeje për doganat dhe rregullore të përbashkët me bllokun.

Johnson dhe përkrahësit e tij të linjës së ashpër mendojnë se një pakti i tillë e mban Britaninë shumë të afërt me bllokun, derisa liderët e BE-së kanë deklaruar vazhdimisht se duhet bërë më shumë kompromise.

Ndërkohë May, e cila po përballet me fushatë të ashpër edhe brenda vetë partisë së saj, ka përsëritur të dielën se ajo do të preferonte largimin e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje sesa të vazhdojë të bëjë koncesione tjera me Brukselin.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik