Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë: Kadri Veseli ka problem me dëgjim

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë: Kadri Veseli ka problem me dëgjim

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli lidhur me vizitën e Vuçiq në Kosovë, duke thënë se presidenti serb “ka sjellë porosinë e paqes dhe jo retorikën e luftës”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë më herët […]

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli lidhur me vizitën e Vuçiq në Kosovë, duke thënë se presidenti serb “ka sjellë porosinë e paqes dhe jo retorikën e luftës”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë më herët sot se presidenti i Serbisë në Kosovë erdhi me retorikën e vjetër kundër një të ardhmeje paqësore.

“Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Por, ministri Stefanoviq thotë se Veseli “ka pasur probleme me dëgjim ose me përkthim”.

“Pyes para se gjithash Kadri Veselin nëse ka problem me dëgjim ose kishte përkthyesin e keq, pasi nuk ekziston asnjë fjali e vetme e Vuçiqit gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet si një retorikë lufte”, tha Stefanoviq për Tanjug.

Ndryshe, Veseli në një postim në Facebook askund nuk ka përmendur fjalën “retorikë e luftës”, të cilës i referohen zyrtarët serbë nga Beogradi.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Paqja dhe fqinjësia e mirë kanë qenë dhe mbesin qëllime themelore të shtetit të Kosovës. Kosova beson se rruga e dialogut dhe bashkëpunimit është alternativa e vetme e mundshme për të tejkaluar mospajtimet nga e kaluara dhe për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike. Në frymën e këtyre parimeve, ne kemi marrë vendim që të lejojmë vizitën e Presidentit të Serbisë.

Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimit të vizitës së tij në Kosovë.

Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsideruar se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, e lejuam.

Konsideroj se demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë.

Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.

Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës.

Ne tani jemi në një fazë tejet të rëndësishme të dialogut me Serbinë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve lidhen me fazën finale të dialogut dhe duhet të na bëjnë bashkë të gjithëve që të jemi sa më të përgatitur për sfidat që na presin.

Kosova, qytetarët e saj, edhe sot e kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë kundër serbëve. Por, kanë qenë dhe janë kundër sjelljeve provokuese të kujtdo qofshin ato. Dua t’i falënderoj ata për sjelljen e treguar këto dy ditë, e po ashtu edhe Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për një menaxhim të situatës, në përputhje me detyrat dhe ligjet në fuqi.

Ne duam që shteti i Kosovës të ecë përpara, si shtet i pavarur, me integritet territorial të pacenuar dhe që sa më shpejt të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së, BE-së dhe NATO-s. Ky vizion duhet të na bashkojë, prandaj edhe sot thërras që të ulemi e punojmë bashkë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot