Meteorologët: Evropa do të digjet sërish, vala e re e të nxehtit vjen në javën e ardhshme

Meteorologët evropianë kanë publikuar një parashikim meteorologjik për një valë të re të të nxehtit që do ta godasë Evropën në javën e ardhshme. Në uebsajtin e Sever Weather Europe thuhet se, sipas parashikimeve, një valë e re e të nxehtit është nisur drejt Evropës, me temperatura nga 8 deri në 10 gradë Celsius më […]
Në uebsajtin e Sever Weather Europe thuhet se, sipas parashikimeve, një valë e re e të nxehtit është nisur drejt Evropës, me temperatura nga 8 deri në 10 gradë Celsius më të larta se që janë zakonisht në mes-shtator në Evropën qendrore, perëndimore, lindore dhe jugperëndimore.
Kjo do të thotë se në Evropë do të kemi temperatura mbi 30 gradë Celsius, përkundër se do të jemi në pjesën e dytë të shtatorit, shkruan Periskopi.
“Një anomali e kësillojtë e temperaturave kaq të larta do të thotë se neveri, pra në Gjermaninë veriore e Beneluks temperaturat do të arrijnë 30 gradë Celsius. Në jug, pra në Francë e Itali përfshirë pjesë të Hungarisë, Kroacisë dhe Serbisë, temperaturat do të shkojnë edhe më lartë se 30 gradë Celsius”, thuhet në parashikimin e SWE.
Temperaturat e larta do ta përfshijnë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, çka u jep turistëve edhe një mundësi të fundit për këtë vit që të pushojnë edhe për disa ditë në bregdetet shqiptare. /Periskopi/












