Mediat serbe: Në maj përfundon marrëveshja Kosovë-Serbi

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ndër të tjera është duke u insistuar edhe për korrigjim të kufijve, duket se kjo marrëveshje përfundimtare do të vije nga Brukseli. Por sipas asaj që shkruajnë mediat serbe kjo marrëveshje duhet të përfundojë para muajit maj të vitit të ardhshëm. Figurat e larta të dyjave […]
Figurat e larta të dyjave shteteve të cilat janë në normalizimi e sipër, gjatë gjithë kohës kanë përmendur afate të ndryshme për një zgjidhje të mundshme përfundimtare, shkruajnë mediat serbe.
Në njërën anë, lidershipi i Serbisë përballet për gjetjen e një zgjidhje mirëpo, ndryshimi kufijve apo shkëmbimi i tokave ka ardhur propozim zyrtar.
“Duke pasur parasysh të gjithë faktorët, të gjitha njoftimet dhe qëndrimet që kanë ndikuar nyjën e Kosovës, si duke çdo ditë e më shumë po behët zgjidhja e saj jo realistike, shqetësimi kryesor është mos përmbushja e marrëveshjes për normalizim pasi mandati i Komisionit Evropian do të përfundojë në Maj të vitit 2019”, shkruan medet serbe, përcjell Insajderi.
Më tej thuhet se momenti që formohet një qeverisje e re atëherë do të ketë problem të tjera dhe Serbia, mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe shumë shtete të tjera mund ta vazhdojnë ndërmjetësimin e Kosovës dhe Serbisë.
Federica Mogerihini ka “shprehur shpresë “ dukë thënë se “besoj se të gjithë jemi të vendosur për të arritur një marrëveshje përfundimtare në muajt në vijim, para se të përfundoje mandati i Komisioni Evropian” e cila nuk do të jetë më në atë pozitë në të cilën është.
Në tonin e saj diplomatik ajo u përgjigj poashtu në dilemën se çfarë mendon për ideje për ndryshim kufijsh. Ajo shtoi se “Historia e Evropës, siç e dini është e bazuar në tejkalimin e shteteve nacionaliste”.
Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, maji i vitit tjetër është afati i fundit i Kosovës për të zgjidhur problemin e kufijve nëse dëshiron anëtarësim, gjë që pastaj do të përballej më problematika të tjera sepse anëtarët Bashkimit Evropian kanë mënyrë diplomatike tjetër e cila nuk i përshtatet Kosovës.
Zgjidhjet do të mbahen me 23-26 Maj të cilat mund të vijnë me ndryshime serioze në administratën e BE-së pasi kanë një pakënaqësi të madhe për përformancën e tanishme të Bashkimit Evropian.












