Maskimi pas ndihmave për serbët i ‘humanistit’ francez që iu ndalua hyrja në Kosovë

Maskimi pas ndihmave për serbët i ‘humanistit’ francez që iu ndalua hyrja në Kosovë

I maskuar si humanist, një shtetas francez po punon kundër shtetit të Kosovës. Arnaud Gouillon para dy ditësh tentoi të vijë në Kosovë kinse për të shpërndarë ndihma tek popullata serbe. Por atë e ndaloi policia e Kosovës. Në pikë kalimin kufitar në Merdare francezi që ka edhe shtetësi të Serbisë u ndalua nga Policia. […]

Por atë e ndaloi policia e Kosovës.

Në pikë kalimin kufitar në Merdare francezi që ka edhe shtetësi të Serbisë u ndalua nga Policia.

Pas marrjes në pyetje ai është kthyer për në Serbi dhe nuk është lejuar që të futet në territorin e Kosovës.

Mësohet se Gouillon ideologjikisht i takon ekstremit të djathtë francez, me motive antiamerikane, anticioniste dhe anti-islame, rryma të cilat kanë gjetur përkrahjen e Vladimir Putinit në tërë Evropën.

Ndalimin dhe refuzimin e këtij personi për Periskopin e pati konfirmuar edhe Policia.

“Mund të ju konfirmojmë se me vendim te institucioneve kompetente të Kosovës, është ndaluar një person dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit iu është refuzuar hyrja në Republiken e Kosovës”.

Ndërkaq sot KP raporton se Gouillon vepron në Kosovë që nga viti 2004, ndërsa ndihmat i sjellë përmes Kishës Ortodokse e cila favorizohet të mos paguajë doganë.

Ai vite më parë ka krijuar një organizatë të quajtur “Solidaritet për Kosovë” e që ndanë ndihma për pakicat në Kosovë.

Serbo-francezi Arnaud  Gouillon konsiderohet se punon kundër njohjes së shtetit të Kosovës si dhe njihet si një djathtist që ndihmën ndaj serbëve e keqpërdor për të arritur qëllimet e tij politike.

Identiteti medial i tij është prej humanisti, por përtej kësaj misioni i tij është në dëm të shteteve demokratike me orientim euro-atlantik. Lidhjet e tij me të djathtën ekstreme në Francë dhe rrjedhimisht lidhja e së djathtës ekstreme me pushtetin e presidentit të Rusisë  Vlladimir Putin, e kanë bërë shtetasin francez njeri që kërcënon seriozisht Republikën e Kosovës.

Gouillon ka kontakte edhe me zyrtarë rusë, ndërsa kohën e fundit ka qenë i ftuar në ambasadën e Federatës Ruse në Beograd. Lidhjet e tij të tërthorta me Rusinë janë edhe Philippe Vardon-in, i cili në zgjedhjet e fundit në Francë ishte në përkrahje të Marine Le Pen-it. Së bashku me të, ka të dhëna dhe dëshmi se ka qenë në ballë të demonstratave të marsit të vitit 2008, të cilat qenë organizuar me qëllim kundërshtimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Paris.

Njëherit, ndalimin e serbo-francezit Arnaul Guillon, e kanë përshëndetur edhe personalitete publike në Kosovë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se Arnaud Gouillon, i ndaluar nga Policia e Kosovës, ishte një kandidat i grupit të bardhë supremacist “Bloc Identitaire”.

“Ai është i njohur si anti-semitist, anti-musliman dhe anti-ukrainas. Ai është një apolog rus dhe definitivisht nuk është humanitar. Shame on #Serbia për ta mbrojtur atë”, ka thënë ajo.

Edhe koordinatori për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi ka thënë se Arnad  Gouillon ishte kandidat i grupit supremacist të bardhë, deri sa ka shtuar se karakteri dhe veprimtaria e tij nuk kanë të ngjarë fare me atë të një humanisti.

“Arnaud Gouillon, i ndaluar nga Kosova, ishte një kandidat i grupit supremacist të bardhë famëkeq‘Bloc Identitaire’ për shpërndarjen e supës që përmban mish derri për të pastrehët, me qëllim që të përjashtonte myslimanët dhe hebrenjtë. Ai nuk është humanitar. Ai është një nga ata që mbanë ‘tiki torches’ (pishtar bambuje që nisi në kulturën e ashtuquajtur tiki)”, ka thënë Selimi.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike