Lugina e Preshevës ia sjell një kërkesë të re Thaçit

Lugina e Preshevës ia sjell një kërkesë të re Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës në takimin e sotëm ia kanë prezantuar idenë e nxjerrjes së një rezolute nga Kuvendi i Kosovës që e përcakton qartë që Presheva, Medvegja e Bujanoci të bashkohen me Kosovën. Thaçi bëri të ditur se ideja për këtë rezolutë tashmë i […]

Në një konferencë për media, Thaçi e quajti produktiv dhe domethënës takimin e sotëm.

“Sot zhvilluam një takim shumë produktiv dhe jashtëzakonisht domethënës, me substancë në angazhimin e ardhshëm mes Kosovës dhe përfaqësuesve të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit. Është e qartë se vullneti i deklaruar i shqiptarëve atje është për bashkëngjitje me Kosovën. Si president, e kam mbështetur fuqishëm këtë ide dhe vazhdojë ta mbështes, deri në realizimin e saj. Do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo çështje të përmbyllet me marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Tutje, i pari i vendit tha se shpreson që të gjithë në Kosovë, pa dallime partiake, ta mbështesin të drejtën e Preshevës për bashkëngjitje.

“Është momenti që të gjithë të ngriten mbi egot personale. Aktualisht Presheva, Medvegja e Bujanoci janë kauzë e përbashkët. Do të përpiqemi që edhe liderët të jenë pjesëmarrës në dialogun me Serbinë, për të qenë transparent në këtë proces vendimmarrës. Do ta përkrah edhe Qeveria, Parlamenti e të gjithë. Do të jemi afër qytetarëve me mundësitë që i kemi si shteti, në kuadër të kësaj mirëpres idenë e përbashkët që të shohim se si t’i ndihmojmë përmes fondeve të ndryshme. Për t’i kontribuar realizimit më të shpejtë të të drejtave të tyre, duhet unitet në Kosovë”, tha ai tutje./Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj