Liverpuli udhëton në Serbi më 6 nëntor, Xherdan Shaqiri merr një paralajmërim

Liverpuli udhëton në Serbi më 6 nëntor, Xherdan Shaqiri merr një paralajmërim

Klubi serb Crvena Zvezda beson se Xherdan Shaqiri, i lindur në Zhegër të Gjilanit, do të jetë “nën presion të pabesueshëm psikologjik” kur Liverpooli të udhëtojë në Serbi gjatë këtij viti. Por klubi është zotuar se do të mbrojë Shaqirin kundër pritjes armiqësore që pritet ta ketë kur “Redsat” të vizitojnë kundërshtarin e tyre në […]

Klubi serb Crvena Zvezda beson se Xherdan Shaqiri, i lindur në Zhegër të Gjilanit, do të jetë “nën presion të pabesueshëm psikologjik” kur Liverpooli të udhëtojë në Serbi gjatë këtij viti.

Por klubi është zotuar se do të mbrojë Shaqirin kundër pritjes armiqësore që pritet ta ketë kur “Redsat” të vizitojnë kundërshtarin e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të udhëtojë në Beograd më 6 nëntor për t’u ndeshur me Zvezdën në kuadër të Grupit C.

Shaqiri ngjalli kontradikta gjatë Botërorit kur festoi golin e tij ndaj Serbisë, bashkë me Xhakën e Lichtsteinerin, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Prejardhja e tij nënkupton se një paraqitje e mundshme në stadiumin e Zvdezës, “Rejko Mitic”, i njohur edhe si “Marakana”, është bërë pikë kyçe e debatit në Beograd që nga shorti i Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Dhe drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq, pranon se ndonëse Shaqiri përballet me një mbrëmje potencialisht të vështirë, klubi i tij do të sigurojë që ajo të kalojë lehtësisht.

“Personalisht, nuk mund të imagjinoj që një shqiptar të luajë për Crvena Zvdezdën”, ka thënë ai në një intervistë për Kuririn serb. “Zvezda është klub serb, Partizani i Beogradit është klub jugosllav”.

“Mendoj se Shaqiri do të jetë nën presion të pabesueshëm psikologjik sepse do ta dijë se ku po vjen, ai e di se Zvezda është simbol i Serbisë dhe të luash në ‘Marakana’… nuk e di nëse ai do të luajë”.

“Natyrisht, si klub futbolli, ne i trajtojmë rivalët tanë në mënyra të barabartë, dhe nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Crvena Zvezda duhet të bëjë gjithçka është e mundur që ta bëjë Shaqirin të ndihet se ka ardhur për të luajtur dhe detyrë jona është ta mbrojmë atë në rast të ndonjë situate të padëshiruar. Të jemi nikoqirë të mirë”, tha ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova