Legjenda e Liverpoolit dhe Zvicrës: Xhaka është shqiptar, nuk e meriton të jetë kapiten

Legjenda e Liverpoolit dhe Zvicrës: Xhaka është shqiptar, nuk e meriton të jetë kapiten

Festa me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk është harruar ende në Zvicër. Përkundër se u dënuan nga FIFA dhe u ngritën shumë debate, kjo çështje, nuk ka përfunduar. Së fundi për ekipin e Zvicrës ka folur ish-lojtari i saj, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën […]

Festa me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk është harruar ende në Zvicër.

Përkundër se u dënuan nga FIFA dhe u ngritën shumë debate, kjo çështje, nuk ka përfunduar.

Së fundi për ekipin e Zvicrës ka folur ish-lojtari i saj, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, derisa ka kritikuar veprimin nga Xhaka dhe Shaqiri, përcjell albinfo.

“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të bartë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit.

“Nëse Petkoviq vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, ka shtuar tutje ai.

“Disa lojtarë thonë se kanë dëshirë të madhe të luajnë për Zvicrën. Pse, sepse sigurojnë një kontratë të mirë pas Botërorit? Nuk dua që ata të këndojnë himnin si amerikano-jugorët apo italianët, por të paktën ta ndiejnë atë? As Petkoviq nuk e këndon, edhe ai nuk është model për t’u marrë”.

Ish-mbrojtësi i njohur zviceran thotë se trajneri ka dështuar të mbajë skuadrën e bashkuar.

Ai ka kritikuar edhe Behramin. “Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai?”.

Ish-kapiteni i Zvicrës nuk ka lënë pa kritikuar edhe Shaqirin, duke thënë se ka shpërdoruar rastin sa ishte te Bayerni. “Ai nuk e kuptoi se çka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”.

Stéphane Henchoz ka luajtur në Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Wigan, Blackburn. Gjithashtu luajti 72 ndeshjen për Zvicrën.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova