Kryetari i Bujanocit thotë se zgjidhja e vetme është bashkimi me Kosovën

Kryetari i Bujanocit thotë se zgjidhja e vetme është bashkimi me Kosovën

Sot liderët politikë të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës iu kanë drejtuar me një kërkesë publike liderëve të Kosovës, që në një periudhë sa më të shkurtër kohore të miratojë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës do ta përkrahin vullnetin e tyre politik të shpallur me një rezolutë të 1 dhe […]

Kryetar i Bujanocit, Shaip Kamberi, në KTV, tha se i kanë konfirmuar presidentit se zgjidhja tyre, është bashkimi me Kosovën.

“Zgjidhja e vetme për ne është bashkimi me Kosovën”, tha ai.

Kamberi tha se kanë pasur e do të kenë takim me të gjitha partitë politike, për të kërkuar nga ta që Lugina të trajtohet si e Kosovës. “Unifikimi i qëndrimeve është i rëndësishëm për ne e të gjithë. Me shumë gjasë një marrëveshje që do bisedohet e vështirë të arrihet, por duhet t’i rikthehet Kosovës për ratifikim”, tha ai.

Lugina e Preshevës, thotë Kamberi, ishte e harruar krejtësisht, dhe tani thotë se është kthyer me “të madhe”. Sipas tij, pret që kjo çështje të diskutohet në Bruksel e të ngritët në nivel të lartë.

“Kemi kërkuar që spektri politikë të ketë një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Kamberi, mes të tjerash, pret nga partitë kosovare mbështetje që kjo çështje mos të lihet anash. “Na dha përkrahje presidenti, presim tani takim me kryeministrin e partitë të na përkrahin”, tha ai.

Ai thotë se në Bruksel, do vendoset gjithçka në lidhje me ta, pasi Kosova nuk e kontrollon atë anë, pra Luginën, prandaj pret unifikim.

“Ne e paraqitëm kërkesën e shqiptarëve të Luginës, tani mbetet në dorë të Kosovës se cilat do jenë pikat e kuqe apo kërkesat tjera”, tha ai.

Në rast se Serbia do kërkojë veriun në shkëmbim të Preshevës, Kamberi tha se nuk do donin që të rrezikohej Kosova e asnjë pjesë e saj.

“Reciprociteti është kërkesë e jona e vazhdueshme. Të shtrohen në tavolinë të drejtat e shqiptarëve në atë pjesë”, tha ai.

Kamberi tha se pret të mos ndodhin incidente që të tensionohet situata në Luginë.

Kryetari i Bujanocit, në fund të intervistës së tij, tha se kërkesa e tyre që i është adresuar BE-së, t’i adresohet edhe Serbisë, pasi ata i duan të drejtat e tyre.

Kujtojmë se pas takimit të liderëve të Luginës sot me presidentin Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, lexoi kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit politikë të Luginës, duke thënë se shpresojnë që kjo kërkesë sa më shpejt të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai shtoi se kanë kërkuar përfshirje të liderëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në delegacionin negociues të Kosovës në Bruksel.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja