Kryeministri i Greqisë: Çështja çame? – nuk ekziston

Kryeministri i Greqisë: Çështja çame? – nuk ekziston

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka folur këtë të dielë për negociatat mes Greqisë e Shqipërisë, duke u shprehur se klima është pozitive. Por pavarësisht se ka vlerësuar klimën e bisedimeve, kreu i qeverisë greke e ka thënë hapur se për or pavarësisht se ka vlerësuar klimën e bisedimeve, kreu i qeverisë greke e ka thënë […]

Por pavarësisht se ka vlerësuar klimën e bisedimeve, kreu i qeverisë greke e ka thënë hapur se për or pavarësisht se ka vlerësuar klimën e bisedimeve, kreu i qeverisë greke e ka thënë hapur se për Çamërinë nuk ekziston asnjë lloj çështje apo diskutimi, duke e mbyllur kësisoj derën për të diskutuar mbi një pikë të rëndësishme për Shqipërinë dhe interesat e kombit shqiptar.

“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare”, tha kryeministri grek.

Çështjes çame Tsipras ju referua me këto fjalë:

Janë dëgjuar shumë për këto negociata. Shumë nga çka janë thënë nuk kanë lidhje me realitetin. Brenda kuadrit të bisedimeve është edhe mirëmbajtja e piramidave që shënojnë kufijtë me vendin fqinj dhe disa thanë se po shkojmë të bëjmë një ripërcaktim kufijsh.Gjithashtu, disa insistojnë të fusin nga dritarja çështjen çame. Nuk ekziston një çështje e tillë.

Dhe sigurisht do të thosha që në këto çështje do të ishte mirë të kishte më shumë konsensus, sepse në çështje kruciale kombëtare duhet të ketë informim, mirëkuptim dhe besim.

Greqia po lëviz me një strategji të qartë të zgjidhjes së problemeve. Jo tërheqja nga vijat kryesore kombëtare, por zgjidhje të problemeve. Me qëllim që të shndërrohet në një vend lider në rajon, një vend që zgjidh probleme, që nuk është faktor problemesh, por faktor zgjidhjesh. Dhe në fund të fundit, të orientohet dhe në çështjen kryesore, që janë marrëdhëniet greko-turke. Aty ku duhet të fokusojmë rëndesën e diplomacisë sonë periudhën e ardhshme.

 

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten