Komandanti i KFOR-it i jep medaljen e guximit, Nexhmedin Spahiut

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu është nderuar me medaljen e guximit nga komandanti i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Cuoci, shkruan vetë Spahiu në profilin e tij në Facebook duke ndarë edhe fotografitë e rastit. Nuk bëhen të ditura arsyet për një veprim të tillë nga KFOR-i, por mund të aludohet se një gjë e tillë ka […]
Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu është nderuar me medaljen e guximit nga komandanti i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Cuoci, shkruan vetë Spahiu në profilin e tij në Facebook duke ndarë edhe fotografitë e rastit.
Nuk bëhen të ditura arsyet për një veprim të tillë nga KFOR-i, por mund të aludohet se një gjë e tillë ka ndodhur shkaku i përpjekjeve të matematikanit kosovar për të pajtuar komunitetin serb dhe atë shqiptar në Kosovë.
Spahiu ka qenë mjaft i guximshëm në debatin publik edhe me deklaratën e tij të fundit ku protestuesve nga Drenica që ia ndaluan vizitën presidentin serb, Aleksandër Vuçiqit në Banjë të Skënderajt, iu referohet si ‘haxhiqamila’./Periskopi












