Kim Jong Un dëshpëron Rusinë, nuk merr pjesë në stërvitjet ushtarake ku do të jenë 300 mijë ushtarë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un nuk do të vijë në stërvitjet kryesore ushtarake “Vostok 2018”, e cila fillon sot, tha ndihmësi i presidentit të Rusisë Yuri Ushakov. “Jo, unë nuk kam dëgjuar për këtë,” tha Ushakov duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një mundësi që Kim do të vijë të përcjellë stërvitjet ushtarake. […]
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un nuk do të vijë në stërvitjet kryesore ushtarake “Vostok 2018”, e cila fillon sot, tha ndihmësi i presidentit të Rusisë Yuri Ushakov.
“Jo, unë nuk kam dëgjuar për këtë,” tha Ushakov duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një mundësi që Kim do të vijë të përcjellë stërvitjet ushtarake.
Në këto stërvitje të njohura si “Vostok-2018”, Kina do t’i dërgojë rreth 3,200 pjesëtarë të saj, me shumë automjete e avionë ushtarakë. Po ashtu, disa njësi do t’i dërgojë edhe Mongolia, shkruan Periskopi.
Stërvitjet e fundit ushtarake të Rusisë të këtij niveli ishin zhvilluar në vitin 1981 gjatë Luftës së Ftohtë, megjithatë Vostok-2018 do të përfshijë më shumë trupa. Dhe të gjitha këto stërvitje vijnë në një kohë tensioni mes NATO-s dhe Rusisë.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Aleancës Veri-Atlantike (NATO) – një organizatë e përbërë prej 29 anëtareve, që dominohet nga SHBA – janë përkeqësuar që prej kur Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, stërvitjet i ka arsyetuar me qëndrimet “agresive dhe jomiqësore” përballë Rusisë./Periskopi/












