Ish kampioni evropian në futboll refuzohet nga lojtarët: Mund të luajë me amatorë ose të përjashtohet

Federata e Futbollit e Danimarkës (DBU) po kërkon lojtarë për të zëvendësuar reprezentuesit e rregullt për ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovakisë dhe Uellsit, pasi negociatat për vazhdim të kontratës kolektive janë ndërprerë. Nëse DBU dështon të mbledhë lojtarë për ndeshjet, atëherë Danimarka, që është e nënta në renditjen e FIFA-s dhe arriti në 1/8 […]

Federata e Futbollit e Danimarkës (DBU) po kërkon lojtarë për të zëvendësuar reprezentuesit e rregullt për ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovakisë dhe Uellsit, pasi negociatat për vazhdim të kontratës kolektive janë ndërprerë.

Nëse DBU dështon të mbledhë lojtarë për ndeshjet, atëherë Danimarka, që është e nënta në renditjen e FIFA-s dhe arriti në 1/8 e finales të Botërorit këtë verë, mund të përballet me përjashtim nga Evropiani i vitit 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.

“UEFA ka qenë shumë e qartë për këtë. Ky mund të jetë skenari më i keq i mundshëm”, ka thënë zëdhënësja e DBU-së.

Ajo nuk ka treguar nëse federata ka qenë në gjendje të mbledhë lojtarë të niveleve më të ulëta për të luajtur në ndeshjet e këtij muaji.

Mosmarrëveshjet janë kryesisht për të drejtat e lojtarëve, përfshirë të mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, për të bërë marrëveshje sponsoruese individuale me kompanitë që garojnë me sponsorët e përfaqësueses. Po ashtu kushtet e udhëtimit të lojtarëve janë çështje tjetër ku palët nuk po pajtohen

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova