Isa Mustafa për Haradinajn dhe demarkacionin: Hini llugave, presidenti e pshtoj me ftyrë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon ta përsëris bindjen e tij se deklarata mes presidentit malazes dhe atij kosovar për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit, ishte bërë vetëm sa për ta shpëtuar me fytyrë kryeminstrin Haradinaj, i cili dikur e kundërshtonte ashpër këtë marrëveshje. Mustafa tha se që nga vitit 2016 kishte marrë garancione nga […]
Mustafa tha se që nga vitit 2016 kishte marrë garancione nga autoritetet malazezase se procesi i demarkacionit do të mund të korrigjohej po që se do të vërtetohej se ka ndodhur ndonjë gabim, shkruan Periskopi.
“Hini llugave Ramush Haradinaj. Ajo deklaratë e presidentëve u ba sa për ta shpëtuar e me ftyrë”, tha Mustafa në Rubikon.
Mustafa ka folur edhe për synimet e Presidentit Thaçi për të bërë marrëveshje me Serbinë për korrigjim kufijsh.
Ai tha se LDK nuk do ta pranojë këtë ide të Presidentit Thaçi. /Periskopi/












