Gjetan Keta për titull botëror, do ndeshet me boshnjakun

Gjetan Keta për titull botëror, do ndeshet me boshnjakun

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do te ndeshet për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin. Kjo federatë është ndër më të njohura tët boksit botëror, titullin e të cilit dikur e ka mbajtur edhe një emër i madh dhe historik i këtij sporti si Xhorxh Foreman apo së […]

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do te ndeshet për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin. Kjo federatë është ndër më të njohura tët boksit botëror, titullin e të cilit dikur e ka mbajtur edhe një emër i madh dhe historik i këtij sporti si Xhorxh Foreman apo së fundmi Roi Xhons. Të shtunën më 8 shtator, në Dibër të Madhe të Maqedonisë do të zhvillohet kjo ndeshje e rëndësishme për titullin e kampionit të Botës.

Boksieri nga Bulqiza, Mike Gjetan Keta ka në karrierën e tij 26 ndeshje, prej të cilave ka arritur të grumbullojë 22 fitore, 18 me nokaut dhe katër humbje. Kundërshtari i tij për ndeshjen e titullit botërorë është boshnjaku Sladan Janjanin, i cili në karrierën e tij ka vetëm dy ndeshje më tepër se Gjetani, 28 të tilla, prej të cilave numëron 25 fitore, 19 me nokaut dhe vetëm 3 humbje.

Prej disa ditësh, boksieri Mike Gjetan Keta ka vendosu që përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së madhe, ti zhvillojë bashkë me vëllain e tij, Ismailin, në vendlindje. Mes pyetjeve të Bulqizës vëllezërit Keta po mbyllin fazën e përgatitjes në vendin e quajtur Guri i Vashës.

Veç ndeshjes kryesore asaj të Gjetanit, në të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe ndeshje tjera me një rëndësi të veçantë siç është përballja e boksierit Ferit Keta kundër turkut Fatih Mehmet Karaku, po ashtu do te ndeshen edhe boksier të tjerë nga trojet Shqiptare,Kosove,Maqedoni me boksier nga Serbia,Bosnja,Kroacia dhe Gjermania./Top Channel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova