Fotografi emocionuese – George W. Bush më 11 shtator

Dita e sotme shënon 17-vjetorin e sulmit terrorist të 11 Shtatorit, nga i cili ngelën 2996 persona të vdekur dhe mbi 6 mijë të plagosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita që do të mbahet mend gjatë nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në 8:46 të mëngjesit, në […]
Dita e sotme shënon 17-vjetorin e sulmit terrorist të 11 Shtatorit, nga i cili ngelën 2996 persona të vdekur dhe mbi 6 mijë të plagosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dita që do të mbahet mend gjatë nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në 8:46 të mëngjesit, në World Trade Center.
Pak minuta më vonë, në orën 9:03, një tjetër avion pasagjerësh u përplas me katin 75-85 të Kullës Jugore të World Trade Center.
Të gjithë pasagjerët në të dy avionët, ngelën të vdekur në vend pas përplasjes.
Brenda një ore nga sulmet në Kullat Binjake, një avion i tretë u përplas në Pentagon, në Uashington. 11 shtatori njihet si dita më e tmerrshme dhe sulmi më vdekjeprurës që ka parë ndonjëherë Amerika.























