Donnarumma: Buffon është më i madhi në botë

Donnarumma: Buffon është më i madhi në botë

Donnaruma ka folur rreth kombëtares së Italisë para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kombeve. “Trajnim me muzikë? Është një risi. Dje isha pak i hutuar, kështu që e pyeta trajnerin e portierëve. Ai tha se i pëlqen të na japë më shumë ritëm në fushë dhe më shumë argëtim, jo gjithmonë duhet marrë gjithçka […]

Donnaruma ka folur rreth kombëtares së Italisë para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Trajnim me muzikë? Është një risi. Dje isha pak i hutuar, kështu që e pyeta trajnerin e portierëve. Ai tha se i pëlqen të na japë më shumë ritëm në fushë dhe më shumë argëtim, jo gjithmonë duhet marrë gjithçka seriozisht”. Kështu shprehet Gigio Donnarumma për mikrofonat e “Rai Sport”. Portieri i Milanit ka pritshmëritë më të larta në kombëtaren e re të lançuar nga Mancini.

“Nuk ka mungesë të konkurrencës, as këtu, as te Milani, – vazhdoi portieri i ri, – por ajo transmeton stimuj të mëdhenj. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të jemi gati dhe të menaxhojmë mirë presionet. Buffon është më i madhi në botë, e falënderoj shumë për të gjitha këshillat që më dha edhe në stërvitje.

Reina? Ai është, gjithashtu, një portier i madh, ka luajtur në klube me nivel të lartë. Unë jam i ri, vetëm mund të mësoj prej tij. Reina gjithnjë trajnohet në maksimum dhe me shumë dëshirë. Nga kolegë si ai, gjithmonë ka diçka për të mësuar”.

Pastaj flet për Gattuson. “Ai thotë se nuk kam nevojë vetëm për t’u pëlqyer, por edhe për pak dru… M’i ka dhënë disa shuplaka, – buzëqesh Donnarumma. – Eshtë një trajner i shkëlqyer. Gjithmonë të nxit që të japësh më shumë. Nuk do të luaj në Kupë me Milanin? Nuk kam folur për këtë me Gattuson, ai do të zgjedhë. Në Europë gjithmonë është mirë të luaj, shpresoj ta bind atë duke u trajnuar mirë, duke qëndruar i qetë dhe duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë”.

Dy fjalë edhe për rikthimin e Bonuccit te Juve, pasi qëndroi si kapiten i Milanit për 1 vit: “E respektoj zgjedhjen e tij, kjo është ajo që ai donte. Ai ishte një shok grupi i madh. Është një lider, i cili të ndihmon shumë, veçanërisht të rinjtë. Duhet vetëm të falënderohet”. Së fundi një vlerësim për Higuain: “Një blerje e madhe për Milanin, sulmuesi për të cilin kishim shumë nevojë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova